Messi rrëfen dramën në Rio

Më shumë se sa për suksesin e arritur në Rio, nga Messi te trajneri Scaloni, të gjithë u ndalën në dhunën e ushtruar ndaj tifozëve argjentinas. Gjesti i kapitenit Messi, i cili i bënte me shenjë lojtarëve të dilnin nga fusha ka bërë xhiron në rrjet, detaj ku është ndalur edhe vetë “pleshti”: “Ata po i godisnin njerëzit me shkopinj, përdorën dhunë ndaj tifozëve, ata po i rrihnin. Aty kishte edhe familjarë të lojtarëve. Të gjithë mendonim për familjet e tyre. Në këto momente nuk e di kurrë se çfarë po ndodhë, nuk e ke mendjen në fushë, nuk e ke mendjen për të luajtur futboll”, u shpreh Messi pas ndeshjes.

Pavarësisht se Argjentina po shkëlqen edhe në këtë post Botëror, trajneri Scaloni duket i pafuqishëm për të vijuar në krye të ekipit përfaqësues, fakt që e konfirmoi edhe një herë, duke vendosur ndjeshëm në dyshim të ardhmen e tij: “Më duhet të reflektoj, këto lojtarë kanë nevojë për një trajner që është i aftë për t’i nxjerr më të mirë e tyre, për të nxjerr në pah energjitë pozitive. Këta lojtarë kanë dhënë shumë, por steka duhet të qëndrojë lart. Mua më duhet të reflektoj për këtë”, u shpreh trajneri Scaloni pas fitores historike kundër Brazilit.

sfidanti.al