Manchester City dhe Chelsea i tremben tërmetit

Pas  heqjes së 10 pikëve të Everton në klasifikimin e përgjithshëm të Premier League për shkak të thyerjes së normave fair play, në Angli kanë filluar të dridhen edhe Mancehster City e Chelsea. Ish-avokati i “citizens”, Stefan Borson zbulon për mediat britanike se kampionët janë nën hetim për shkeljen e rregullave dhe për këtë mund të dënohen deri me zbritjen nga kategoria ndërsa në krahun tjetër, “blutë” rrezikojnë shumë jo për menaxhimin aktual por për kohën kur president ishte Roman Abramovich.

City u akuzua për më shumë se 100 shkelje të rregullave financiare në fillim të këtij viti. Përveç akuzave të vjetra ndaj kampionëve të Anglisë dhe Europës. E njëjta situatë edhe për Chelsean, me klubin londinez që është përballur me probleme të FPF.

sfidanti.al