Ishte i sëmurë deri në atë pikë sa të “rrezikonte jetën”. I intervistuar nga Gazzetta.it, Antonin Barak zbuloi një sfond për problemet shëndetësore që kishte verën e kaluar: “Më dukej një gjë e thjeshtë dhe në vend të kësaj u bë pneumoni e rëndë, me rrjedhje në mushkëri dhe shtrimin në spital”, tha mesfushori çek. – Mund të kisha përfunduar si Christian Eriksen, i cili u sëmur në fushë në Kampionatin e fundit Evropian”.
Për fat të mirë gjithçka doli për të mirë dhe Barak tani mund të mendojë për Fiorentinën e tij pasi ishte një hap larg Napolit: “Në fund të sezonit 21/22 pothuajse gjithçka ishte bërë tashmë me Napolin, por nuk u realizua sepse vonuan shitjen e Fabian Ruizit, në vend të të cilit duhej të kisha mbërritur. Në fund Napoli mori një ofertë për të sjellë mesfushorin Ndombele nga Tottenham pothuajse falas. Në atë kohë isha shumë i zemëruar, por tani nuk i fajësoj aspak që zgjodhën atë rrugë. Fiorentina? Ishte lëvizja më e madhe për mua dhe jam shumë i lumtur”.
sfidanti.al