Fagioli rinovon kontratën me Juventusin

Tani është zyrtare: Nicolò Fagioli ka rinovuar kontratën me Juventusin deri më 30 qershor 2028.Vetë klubi i Juventusit e ka bërë të ditur lajmin me një postim në faqen zyrtare.

“Juventus është i lumtur të njoftojë se kontrata e Nicolò Fagiolit është rinovuar deri më 30 qershor 2028. Bashkëpunimi vijon me Nicolòn, i cili ka qenë me Juventusin që nga sektori i të rinjve, pasi mbërriti në Juventus në vitin 2015, kur ai ishte vetëm 14 vjeç” –

 shkruan klubi për mesfushorin. “Te Juve u rrita si njeri dhe lojtar dhe kjo lidhje vazhdon të rritet. Dua të falënderoj familjen time, tifozët, agjentët e mi dhe të gjithë pjesëtarët e Juventusit për mbështetjen e tyre. Do të jem gjithmonë mirënjohës” – tha ai pas rinovimit.

sfidanti.al