Babai i Luis Diaz do të lirohet

Babai i Luis Diaz do të lirohet nga rrëmbyesit e tij, konfirmoi grupi terrorist kolumbian Ejercito de Liberacion Nacional (ELN). Luis Manuel Díaz Jimenez, 58 vjeç, u mor peng nën kërcënimin e armës së bashku me gruan e tij të shtunën e kaluar dhe u rrëmbye nga qyteti i tyre i lindjes Barrancas në La Guajira, Kolumbi. ELN u identifikua të enjten si grupi përgjegjës për rrëmbimin e prindërve të anësorit të Liverpool. Një përfaqësues i grupit terrorist, Juan Carlos Cuellar, ka thënë se do ta lirojnë babin e lojtarit. “Ne duhet të pranojmë se situata që keni dëgjuar në lajme është e vërtetë dhe ELN do të lirojë babanë e Diazit sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Cuellar.

sfidanti.al