Askush nuk arrin ta mposhtë Egnatian…

Një tjetër javë kalon dhe Egnatia nuk bën hapa falsë. Nuk është më një surprizë skuadra rrogozhinase që kaloi edhe Erzenin këtë të shtunë për të konsoliduar pozitat në krye të klasifikimit dhe tashmë skuadra e Edlir Tetovës konfirmohet kandidate kryesore për titullin kampion pasi kryeson bindshëm dhe nuk bën hapa falës duke arritur edhe vazhdimësinë që i nevojitet një skuadre për t’u shoallur kampione. Bardhjeshilët kanë arritur një tjetër fitore, kësaj radhe ndaj shijakasve të Erzenit, në “Arenën e Demave”, me rezultatin minimal, 0 me 1.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 55’-të të saj, ku pas një topi të kapur bukur në zonë nga Arbnor Zejnullai, ky i fundit rrotullohet bukur dhe me një goditje fantastike mposht protierin Hasanbelli, duke i dhuruar avantazhin skuadrës së tij. Sfida nuk do të përfundonte me kaq, pasi në minutën e 90’ Fangaj do të linte me kartonin e kuq, fushën e lojës, por pavarësisht se mbetën 10 minuta lojë, sërish shijakasit nuk arritën dot të çanin “murin” e rrogozhinasve. Kështu, falë këtyre 3 pikëve, Egnatia ngjitet në kuotën e 26 pikëve dhe krijon një shkëputje prej 3 pikësh me Partizanin e vendit të 2-të, por që ka luajtur 2 ndeshje më pak se “rrogozhinasit”, ndërsa skuadra e Erzenit mbetet në vendin e 8 të renditjes, me 13 pikë. 

sfidanti.al