Marash Kumbulla planifikon rikthimin

Lajme të mira për Kombëtaren e Shqipërisë edhe pse është ende herët për konfirmime. Forma fantastike e repartit mbrojtës, ku në 6 ndeshje kemi pësuar vetëm 3 gola, mbrojtja më e mirë, ka bërë që mungesa e Marash Kumbullës të mos ndihet. Qendërmbrojtësi i Romës nuk zbret në fushë që nga muaji prill kur këputi ligamentet e gjurit.

Kumbulla është rikthyer së fundmi të stërvitet i diferencuar, ndërsa brenda një muaji është planifikuar të zbret në fushë në një sfidë me të rinjtë për të kuptuar më qartë se kur do të jetë në dispozicion të Mourinhos. Me Shqipërinë që po bëhet gati për një Evropian unik, rikthimi i Brojës dhe Kumbullës në dispozicion të Sylvinho-s është një lajm që të gjithë tifozët e presin me padurim.

sfidanti.al