Topi i Artë, Shqipëria “votoi” Messin

Lionel Messi fitoi Topin e tetë të Artë në karrierë, duke bërë histori. Ylli argjentinas mposhti Erling Haaland dhe Kylian Mbappe për të fituar çmimin më të madh individual për një futbollist. Në këtë proces kanë votuar 100 gazetarë nga vende të ndryshme të botës, ndërsa Kosova nuk ishte pjesë e kësaj liste, ndërsa Shqipëria ishte e përfaqësuar nga Besnik Dizdari. Që nga fillimi i vitit 2022, kriteret e zgjedhjes kanë evoluar. Juria u ngushtua në 100 veta, një gazetar nga secili prej 100 vendeve më të mira në renditjen e FIFA-s.

 

Më poshtë mund të shikoni se si votoi gazetari Dizdari:

Topi i Artë

1) Lionel Messi

2) Erling Haaland

3) Kilian Mbappe

4) Julian Alvarez

5) Rodri

 

sfidanti.al