Topi i Artë për Messin, Ronaldo e komenton me…buzëqeshje

Cristiano Ronaldo i është përgjigjur Lionel Messit për Topin e Artë duke komentuar me ‘emoji’ duke qeshur nën një video ironike në lidhje me rivalin e tij. Fitorja e rekordmenit argjentinas mbrëmë në Paris e rriti diferencën në 3 me sulmuesin e Al-Nassr, Ronaldo. Gazetari spanjoll Tomas Roncero postoi një video ku tha: “Përshëndetje miq. Ajo që ne dinim ndodhi, ata do t’i jepnin sërish Messit një tjetër Top të Artë. Ronaldo vendosi katër ‘emoji’ duke u qeshur megjithatë nuk është e sigurt se çfarë do të thotë saktësisht ish-ylli i Manchester United.

Piers Morgan, i cili kohët e fundit intervistoi Ronaldon në një intervistë bombë, shkroi më herët sot në Twitter duke vënë në pah se Messi nuk e meritonte. “Messi fitoi në mënyrë absurde Topin e Artë këtë vit është edhe më shumë provë se i gjithë sistemi i ‘Topit të Artë’ është i manipuluar. Ai duhet të kishte fituar 2 më pak, Cristiano duhet të kishte fituar 2 të tjera dhe Haaland duhet të kishte fituar këtë vit. Fund”, shkruajti Morgan.

 

sfidanti.al