Real Madrid është gati të nënshkruajë një kontratë afatgjatë me portierin Lepa Arizabalaga i huazuar nga Chelsea në merkaton e verës pas dëmtimit të rëndë të Courtouis. Gjigandët spanjollë kanë bërë një ofertë modeste te klubi londinez që e bleu për rreth 85 milionë numrin 1.
Los Blancos ofrojnë jo më shumë se 20 milionë euro për kartonin e numrit 1 kontrata e të cilit skadon në vitin 2025. Dëshira e 29-vjeçarit është të qëndrojë në Madrid ku do t’i duhet të luftojë për vendin e titullarit me portierin belg i cili mund të rikthehet në dispozicion të trajnerit Carlo Ancelotti vetëm në fund të sezonit, ndërsa është i gatshëm gjithashtu të sakrifikojë një pjesë të pagës që me Chelsean arrin deri në 10 milionë euro në sezon.
sfidanti.al