Gazetaria sportive humbet Bedri Alimehmetin

Gazetaria Sportive humbet një emër me peshë, i cili ka hedhur themelet për të ndërtuar një epokë të rëndësishme në historinë e këtij zhanri në vendin tonë. Paraditen e sotme, mbylli sytë përgjithmonë në moshën 78-vejçare, Bedri Alimehmeti. Ai lindi në 11 tetor 1945, ndërsa konsiderohet si një nga njerëzit që ruajti të gjallë dhe pasuroi historinë e futbollit të Tiranës me librat e tij për Skënder Halilin, Shyqyri Rrelin, Osman Pengilin dhe Arben Mingën.

Ai ishte edhe pjesë e letërsisë me tregimet e novelat e tij duke e shtrirë krijimtarinë edhe përtej gazetarisë sportive. Për disa vite skenarist i Sofrës Tiranase, Bedriu ishte ishte pjesë e grupit që themeloi Shoqatën Tirana. I nderuar me titujt “Fisnikëria tiranase”, “Mirënjohje e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar”, “Mirënjohje e Federatës Shqiptare të Çiklizmit”, “Mirënjohje e Shoqatës Tirana” e mbi të gjitha “Mjeshtër i madh”. Ndër titujt e librave të tij përmenden “Tirana e Përgjakur”, “Venus perandorak”, “Nata madrilenë”, “Broduej”, por dhe dokumentarët Tirana 80 vjet kryeqytet e “Një zë i paharruar Kasem Halluni”. Gazetar sportiv, komentator e analist sportiv e gjurmët e tij në historinë e Tiranës janë të paharruara. Sfidanti.al i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Alimehmeti për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur i cili i dha shumë sportit.

sfidanti.al