Lautaro, rekordmeni europian i Interit

Lautaro Martinez është njeriu i momentit këtë sezon te Interi falë golave të tij.Sulmuesi argjentinas ka marrë shiritin e kapitenit dhe është bërë i pandalshëm për skuadrën zikaltër, duke shënuar thuajse në çdo ndeshje.Pas 11 ndeshjeve mes Serie A dhe Ligës së Kampionëve, ylli argjentinas ka 12 gola dhe dy asistime duke shfaqur formë të jashtëzakonshme.

Kontrata e tij aktuale me Interin skadon në verën e vitit 2026, derisa palët janë në bisedime për një kontratë të re e cila do ta mbante atë deri në vitin 2028 në Giuseppe Meazza. Sigurisht që do të ketë rritje page për argjentinasin nga gjashtë sa fiton aktualisht do të shkoj në 7,5 milionë euro në sezon.Calciomercato ka raportuar se përveç rritjes së pagës Interi po mendon t’i vendos edhe një klauzolë largimi kapitenit të tyre në mënyrë që t’i largojë skuadrat e interesuara.

Zikalterit po punojnë që t’i vendosin yllit të tyre një klauzolë largimi prej 180 milionë eurove dhe këtë e ka pranuar edhe Lautaro dhe agjentët e tij.Nuk është një shumë që nuk paguhet nga skuadrat angleze apo ato arabe, megjithatë te Interi duan të sigurohen se edhe në rast largimit të lojtarit atëherë të fitojnë mirë.

sfidanti.al