Prokuroria Publike e Torinos nuk po nxiton të flasë me mesfushorin e Aston Villas, Nicolo Zaniolo, në lidhje me përfshirjen e tij të dyshuar në skandalin e basteve në Serie A. Mesfushori 24-vjeçar italian është vënë zyrtarisht nën hetim për përdorimin e platformave të parregullta të lojërave të fatit, me disa akuza që pretendojnë gjithashtu se ka vënë bast në ndeshje futbolli, diçka që ai e ka mohuar. Zaniolo dhe Sandro Tonali i Newcastle u tërhoqën nga skuadra kombëtare e Italisë në fillim të këtij muaji pas një vizite nga policia në terrenin stërvitor në Coverciano.
Ky i fundit tashmë pritet të dënohet me 10 muaj pezullim, pasi ka vënë baste për fitoret e Milanit dhe Brescias gjatë kohës së tij në të dy klubet. Sipas Corriere dello Sport, Zaniolo po konsiderohet aktualisht një figurë më pak e rëndësishme në skandalin e basteve në Serie A dhe nuk është një prioritet për Prokurorinë Publike të Torinos, e cila aktualisht po fokuson përpjekjet e saj në lidhjet me krimin e organizuar. Zaniolo beson se gabimi i tij kumari në ‘blackjack’, ishte i parëndësishëm dhe nuk do të përballet me një dënim të rëndë.
sfidanti.al