Këtë fundjavë Vora mundi Kastriotin dhe momentalisht është në zonën play off për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore, por as kjo arritje nuk i mjaftoi Artan Mërgjyshit për të fituar besimin total të drejtuesve të klubit modest. Vora bën me dije shkëputjen e kontratës me teknikun kryeqytetas pasi njoftoon se ka gjetur gjuhën e përbashkët edhe me të për të ndarë rrugët.
Largim i pakuptimtë në fillimin e një sezoni që ka kaluar çdo pritshmëri në Vorë e ku Mërgjyshi ka ndërtuar një skuadër simpatike. Largimi i Mërgjyshit nga stoli i Vorës pason atë të Di Biagios nga stoli i Dinamos por në rastin e bluve, vendimi është i kuptueshëm.
sfidanti.al