Lewandowski nuk ofron garanci, Barcelona në merkato

Brenda pak kohe, Barcelona është e detyruar edhe një herë të futet në merkato për të gjetur një tjetër qendërsulmues. Robert Lewandowski nuk ofron garanci për një kohë të gjatë, për këtë arsye kanë nisur që tani të studiojnë tregun.

Sipas Sport, drejtuesit e klubit blugrana kanë piketuar Julian Alvarez si pasuesin e polakut. Alvarez mbetet një rezervë te Man.City, është e pamundur për momentin që ylli argjentinas t’i marr vendin Erling Haaland. Alvarez ka një klauzolë largimi prej 50 milionë euro.

sfidanti.al