Pas Iker Casillas, shfaqet një tjetër emër për të zënë vendin e Luis Rubialesit si president i Federatës Spanjolle të Futbollit. “MARCA” raporton se vendin e Rubiales pritet ta zërë ish-arbitri Antonio Mateu Lahoz. 46-vjeçari nga Valencia sapo u pensionua në verën e këtij vit, i cili arbitroi në La Liga në vitet 2008-2023 për 15 vjet rresht. Prej vitit 2011 Lahoz mbante edhe stemën e FIFA-s, duke gjykuar duele të ndryshme në kompeticionet europiane për klube.
Ai mori pjesë edhe në Botërorët Brazil 2014, Rusi 2018, Katar 2022. Europianin Euro 2020, si edhe në Lojërat Olimpike Verore Brazil 2016. Më 30 qershor të këtij viti, Lahoz u tërhoq përfundimisht duke e mbyllur me gjykimin.
sfidanti.al