A ka një krizë Broja-Sylvinho?

Mediat shqiptare kanë nisur të aludojnë për një marrëdhënie të kompromentuar mes trajnerit Sylvinho dhe djalit problematik të Kombëtares, Armando Broja, i cili nuk ka lënë shije të mirë me sjelljen e tij edhe në të shkuarën. Pak ditë më parë u aludua për një dëmtim të mundshëm të sulmuesit dhe kjo mund të jetë pjesërisht e vërtetë por po aq e vërtetë mund të jetë edhe që lojtari i Chelseat e trajneri i Kombëtares nuk kanë një marrëdhënie të ngrohtë mes tyre. Bindja e Sylvinhos për të mos e ndryshuar skuadrën fituese të Polonisë ka nxitur disi zemërimin e fshehtë të Brojës i cili për momentin duket si një “mish i huaj” në grupin harmonik kuqezi. Bomberi nuk dëshiron të asnjë mënyrë të qëndrojë në stol dhe këtë ia bëri të ditur edhe trajnerit Edy Reja kohë më parë duke zgjedhur madje edhe largimin e përkohshëm nga Kombëtarja.

Ai u largua nga grumbullimi i kuqezinjve vetëm 2 ditë pasi kishte nisur për shkak se pati shqetësime fizike dhe nuk ishte i gatshëm, por futbollisti është bashkuar me grupin në seancën e fundit stërvitore te Chelsea. Broja do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës që do të kenë blutë e Londrës, javën e ardhshme ndaj Arsenal. Rikuperim në kohë rekord dhe tani gjithë opinion rreth Kombëtares shqiptare pyesin: Si ka mundësi që u rikuperua kaq shpejt? A mund të luante Broja të paktën miqësoren ndaj Bullgarisë për t’u përshtatur për sfidat e nëntorit me skemat e trajnerit të ri? Broja nuk ishte në shkallët e “Air Albania” në ndeshjen me Çekinë, siç u pa Ardian Ismajli, i cili gjithashtu ishte i dëmtuar, por qëndroi pranë kuqezinjve.

sfidanti.al