CR7 ëndërron një finale tjetër në Europian

Pasi është harruar zhgënjimi i Kupës së Botës, objektivi tani është Euro 2024. Një nga kampionët që synon ta fitojë truneun që do të zhvillohet në Gjermani verën e ardhshme është Cristiano Ronaldo, i cili ka qenë shumë i qartë pas fitores ndaj Sllovakisë:

“Për atë që ka ndodhur në jetën time…Sot nuk i vë vetes më objektiva për të ardhmen. Tani mendoj vetëm për të tashmen, të bëj më të mirën time, që të argëtohem. Qoftë për klubin apo kombëtaren, unë mendoj për të shënuar gola”. Në lidhje me Europianin e ardhshëm: “Shpresoj të jem dhe të arrij përsëri në finale, si në 2016-ën. Sigurisht rruga është shumë e gjatë, më pas kam edhe frikë se mos dëmtohem dhe të mos mund të luaj në Europian, e pranoj. Shpresojmë që të mos ndodhë”, – ka thënë CR7.

sfidanti.al