Bastet në futboll, dridhet Italia

Skandali i basteve në futbollin italian po rezulton një furtunë e vërtetë që mund të shkaktojë dëme kolosale jo vetëm për Kombëtaren por edhe në nivel më te gjerë gjatë viteve të ardhshme. Lojtari i Juventusit, Nicolo Fagioli është vendosur në “syrin e ciklonit” pasi po hetohet nga Prokuroria e Torinos dhe përpara gjykatësve duket se ai ka pranuar të gjitha akuzat, me shpresën se dënimi do të përgjysmohet në masën 50 % rast bashkëpunimi.

Ndërkohë, hetime paralele po kryhen edhe në prokurorinë e Federatës Italiane të Futbollit që po studion detajet e situatës pasi sipas artikullit 24 të kodit të Drejtësisë Sportive, lojtarët cilësohen fajtorë nëse janë pjesëmarrës të drejtëpëdrejtë ose jo në bastet që kanë të bëjnë me ndeshjet zyrtare të federatës, UEFA-s dhe FIFA-s. Thelbi është që lojtarët nuk duhet të vendosin baste për futbollit e ndoshta këtë mund ta bëjnë për sportet e tjera por vetëm në platforma të ligjshme. Në këtë mes e pëson Fagioli që mendohet se ka pranuar bastet për ndeshjet e Serie A dhe Champions League por jo të Juventusit e në këtë rast, dënimi është jo më i vogël se 3 vite përjashtim.

sfidanti.al