E mbani mend atë shprehjen e famshme kur dikush i binte gjatë muhabetit : “ Pse i bie nga Kina”. Kurse , për të zbuluar talentin e Jasir Asanit të Kombëtares, i kemi rënë nga Azia, tamam tamam nga Koreja ku ai luan .Sepse Asanin e kishim mu para syve për 5 vite, me fanellën e Partizanit, madje..edhe atëhere me të majtën gjuante ! Por ishte FSHF dhe “zbuluesit” e saj që peshkonin në tokë e në qiell,, por e kishin të ndaluar të hidhnin sytë nga Partizani. Atëherë ( sa mirw ishim kur ishim keq! ) klubi ishte i tërbuar me rebelizëm sa i prishte gjumin edhe vetë “mbretit”…
Tani të gjithë dehen me golat e Asanit! S’ka burrë të frenojë euforinë kur e krahasojnë edhe me holandezin Roben, që me të majtën pikturonte gola paralizues nga distanca. Më e bukura është se kur e pyesin Asanin se ku i “vodhi” këto gola që po habisin dynjanë, përgjigja shkon ku i dhemb shpirti : “ Mos ishte Silvinjo, nuk do të isha as unë, e as golat e mi !”
Ç‘na gjeti me këtë Asanin , i cli gjuan kur s’ta pret mendja ! Ia zuri këmba – thanë për golin parë të çmendur të Asanit, kështu thanë edhe për të dytin, po të tretit si t’ia bëjmë vallë. Trajneri Silvinjo , njeriu që për ta zbuluar i ra nga Azia e jo nga Shqipëria, beson se e majta e tij do të lërë gjurmë edhe në Europian. Dhe pastaj le ta gjejnë shqiptaret nëse ia zuri këmba apo i tha mëndja…
Sfidanti.al