Euro 2024, çmimet e biletave të njëjta me ato të FSHF-së

Me Shqipërinë pothuajse në Euro 2024 nis edhe gjahu i shqiptarëve për bileta por ndryshe nga procedura e FSHF që shkaktoi disi amulli për shkak ë numrit të lartë të kërkesave për sfidat eleminatore, gjërat janë më të thjeshta në nivel europian. Që prej datës 3 tetor dhe deri në 26 të këtij muaji, ka nisur faza e parë e procedurës së shitjes së biletave në linkun EURO2024.com/tickets.

Në fazën e hapur tani, do të shiten rreth 40 % e të gjitha biletave të sasisë 2.7 milionë por disavantazhi i madh në këtë moment është fakti që askush nuk e di ku do të shortohet Shqipëria dhe në cilat stadiume apo orare do të luajë. Në këtë rast, ndoshta nevojitet edhe pak fat për të goditur në shenjë. Çmimi minimal është 30 euro dhe rreth 1 milionë bileta do të shiten jo më shumë se 60 euro.

Çmime ekonomike, pothuajse në të njëjtin nivel me cmimet e FSHF për sfidën kundër Çekisë. 1.2 milionë bileta do të shiten në fazën aktuale ku të gjithë mund të aplikojnë por më pas një sistem elektronik do të bëjë përzgjedhjen ndërsa 1 milionë bileta të tjera do të shiten në bashkëpunim me të gjitha federatat e kualifikuara dhe ky është një proces do të ndiqet pas hedhjes së shortit pas datës 2 dhjetor. Një fazë e tretë e shitjes do të jetë pas ndeshjeve play off që do të luhen 21-26 mars.

sfidanti.al