Liverpool, lajm i keq për tifozët e kuq

Liverpool do të luajë për pjesën e mbetur të vitit në stadiumin me kapacitet të reduktuar. Lajmin e bën të ditur klubi që thekson se unaza e dytë e “Anfield Road” do të vazhdojë të jetë e mbyllur deri në ditët e para të vitit 2024 për shkak të punimeve që po bëhen në stadiumin aktual dhe kapaciteti momental do të jetë 51000 vende.

Duke nisur që nga ky moment dhe deri në fund të vitit, Liverpool do të presë me radhë në shtëpi, Everton,Nottingham ForestBrentfordFulhamManchester UnitedArsenal dhe Newcastle United.

sfidanti.al