Zyrtare, Partizani largon Zekic

Është zyrtare, Zoran Zekiç nuk është më trajner i Partizanit. Klubi i kuq ka njoftuar lëvizjen më të fundit me anë të një postimi në rrjetet sociale duke konfirmuar atë që qarkullonte prej ditësh: transferimin e Zekiç te skuadra e NK Osijek. Ndërkohë, drejtimi i skuadrës i është besuar Drejtori Sportiv, Arbër Abilaliaj dhe stafit të Zekiç, të cilët mebetn pjesë e skuadrës kampione.

Njoftimi i klubit:

𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄
Klubi i Partizanit njofton arritjen e marëveshjes me NK Osijek për transferimin e trajnerit Zoran Zekić. Tekniku kroat për shkak të arsyeve familjare ka kërkuar të vazhdojë profesionin afër familjes së tij dhe Klubi i Partizanit pas dakordësisë me klubin kroat lejoi transferimin e Zekić te NK Osijek. Falenderojmë trajnerin Zoran Zekić për kontributin e tij në drejtimin e stolit të kuq dhe i urojmë suksese në karrierë.
Në drejtimin e skuadrës do të vazhdojë stafi teknik i kryesuar nga Drejtori Sportiv Arbër Abilaliaj mbështetur nga Mario Kuić, Renaldo Kalari, Kushtrim Voka dhe Marko Matijević.
sfidanti.al