FSHF bën “transparencë” për…1 mijë bileta

Pas zhurmës së madhe të krijuar me shitjen e biletave të ndeshjes Shqipëri-Republikë Çeke ku mijëra tifozë mbetën të zhgënjyer për mënyrën se si u menaxhua procesi, FSHF kërkon të bëjë transparencë me rreth 1 mijë copë si për të traguar që asgjë nuk ishte “personale”. Në një njoftim të bërë orët e fundit, FSHF njofton se çekët nuk kanë preferuar t’i përvetësojnë të gjitha biletat që kanë pasur në dispozicion e në këtë mënyrë, plot 1139 copë do të dalin sërish në shitje sot në orën 12:00 të drekës. Ja që të gjithë u kënaqën edhe një herë sepse në këtë mes nuk ka pasur asgjë personale…biletat e miqve madje po serviren për tifozët shqiptarë.

Njoftimi zyrtar i FSHF-së:

Njoftojmë sportdashësit se ditën e nesërme, e martë, ora 12:00 do të kenë mundësi të blejnë bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki në mënyrë elektronike në faqen https://al.ebileta.al/. Numri i biletave në dispozicion është 1139 copë, përkatësisht në tribunat V 101 – V 103. Këto tribuna u mbajtën të rezervuara për tifozët çekë sipas afateve të përcaktuara në rregulloren e UEFA-s për këtë kompeticion. Duke qenë se pala çeke njoftoi se do të shfrytëzojë vetëm një pjesë të tyre, atëherë pjesa e mbetur do t’u vihet në dispozicion sportdashësve tanë. Shitja e biletave do të jetë vetëm online.

sfidanti.al