Futbollin tradhëtoje sa të  duash,por mos ia dridh presidentit…

Kjo është Superliga që e godet moralin sikur të ishte vetë topi ! Të tradhëtosh futbollin, nuk është mëkat.Falet gati çdo javë në kampionat,sidomos me këtë formulën e re.  Të tradhëtosh presidentin, nuk ka “kishë” ku të falesh! E ka pësuar edhe më i miri i trajnerëve, për të cilin pak kohë më parë thuhej se ishte gati edhe për fronin, postin në Kombëtare. Fjala është për  Orges Shehin, për të cilin thuhej me mburrje se  ishte  “dekani i heshtur”, i cili i paska lejuar vetes të “festojë” largimin nga Tirana me presidentin e Dinamos, Bardhi.

Mallkuar qofshin celularët! E gjitha prova kundër Shehit është një foto në celularin e presidentit bardheblu! Kjo ishte seç ishte! Nuk e larguan për humbjen groteske me Erzenin , as për humbjen e pacipë me Laçin, por për një foto me rivalët “anglezë”…Dinamo Sitin.

Si vjen puna me këto filmimet e spiunazhit sportiv? Një herë e një kohë, u kap  vetë presidenti Halili në Bjellorusi, kur luante Kombëtarja, duke dorovitur presidentin Duka. Tani është Orges Shehi, që në vend të ndizte qirinj për dy ndeshje të “vdekura moralisht”,  shkon e hedh valle me ..citizenët e Dinamos !

Sfidanti.al