Radja Nainggolan është padyshim një nga mesfushorët më të mirë që ka luajtur në elitën e futbollit italian Serie A në 15 vitet e fundit. Mesfushori belg bëri karrierë te Piacenza, Cagliari, Roma dhe Interi. Megjithatë shkëlqimin më të madh Nainggolan e pati në kryeqytetin italian ku ishte lider i Romës për katër vite e gjysmë nga janari i 2014 deri në verën e vitit 2018 kur iu bashkua Interit. Në 2023 ndeshje zyrtare me Romën, Nainggolan realizoi 33 gola e asistoi në 28 të tjerë, derisa te Inter nuk gjeti kurrë shkëlqimin, duke realizuar vetëm shtatë gola e duke asistuar në tre të tjerë në 41 ndeshje zyrtare.

Gjithsesi, në një intervistë dhënë ditët e fundit, ai nuk e kursen Interin në deklararën e tij, duke theksuar se nga Miilano nuk ka aspak kujtime të bukura. “Kur luaja te Roma më ndryshoi jeta, kisha gjithçka që më duhej për të qenë i lumtur. Kishim një ekip të fortë, fitova para, tifozët me adhuronin, kisha një qytet ku mund të argëtohesha dhe nuk më bezdisnin, më thoshin që mund të bëja çfarë të doja jashtë fushë për sa kohë jepja më të mirën kur luaja. Në Romë gjeta dimensionin tim, më pas shkova tek Interi dhe aty më çanin t***in për gjithçka, nga klubi te tifozët. Nuk ndihesha aspak i qetë”, tha Nainggolan për Corriere dello Sport.

 sfidanti.al