Boksieri britanik, Tyson Fury do të arkëtojë 200 milionë dollarë duke kaluar kështu edhe Ronaldon e Neymar. Edhe pse dy futbollistët në fjalë e arkëtojnë këtë shumë në një sezon, boksieri mbajtës i gjerdanit WBC do të ndeshet në 28 tetor me Francis Ngannou dhe në 23 dhjetor me Oalexander Osyk, dy sfida që sipas promotit të tij, Bob Arum, do t’i sigurojnë rreth 200 milionë, një shumë rekord kjo për një boksier profesionist.
Më parë, dy boksierë të tjerë britanikë që kanë arkëtuar miliona nga Arabia Saudite janë Joshua dhe Chisora që në total kanë arkëtuar rreth 100 milionë. Arum thekson gjithashtu se në kontratën mes Usyk dhe Fury nuk ka një klauzolë për ndeshje shtesë më pas. Nëse 35-vjeçari britanik e konfirmon këtë shumë, atëherë ai do të behej sportisti më i paguar në planet.
sfidanti.al