Tuchel kërkon kthesën nga Bayerni

Bayern i Munihut shkon në Kopenhagë me statusin e qartë të favoritit në ndeshjen e dytë të Grupit A, por trajneri Tomas Tuchel paralajmëron: Çdo kundërshtar në Champions  League duhet respektuar. Trajneri i kampionëve të Gjermanisë ka respektin më të madh për klubin danez dhe në konferencën për shtyp ka vënë në dukje se vitin e kaluar Kopenhaga nuk humbi asnjë takim në fushën e saj, ndonëse ishte në një grup me Manchester City, Borussia Dortmund dhe Sevilj.

Tuchel pret që Kopenhaga të luajë me një formacion 4-3-3 shumë kompakt dhe tepër i rrezikshëm në kundërsulme. Kjo ka qenë edhe pika e dobët e Bajernit në këtë sezon, me shumë gola të pësuar nga kundërzbritjet e kundërshtarit.

Ndërkohë, trajneri i danezëve, Jakob Neestrup, nuk ndien nevojën e motivimit të skuadrës së tij kundër Bajernit. Përballja me një kundërshtar të tillë është mjaftueshëm motivuese për lojtarët, të cilët do të japin gjithçka, duke ditur edhe që nuk kanë asgjë për të humbur.

sfidanti.al