Lewis Hamilton ka fituar 7 tituj botërorë por në garën e fundit dy vite më parë në Singapor nuk arriti të prekte rekordin e legjendës Michael Schumacher, vetëm falë një vendimi të diskutueshëm të komisarëve të garës që favorizoi në fund rivalin Max Verstappen i cili e zbriti nga froni britanikun.
Sot nga largësia e tre viteve, tulipani po përgatitet për të festuar titullin e tretë dhe Hamilton ia njeh meritat, por gjithsesi, britaniku ndalet në një argument delikat, çështjen e vendimeve të diskutueshme të komisarëve të garave që në rastin e Verstappen mendohet se veprojnë me një metër tjetër. Prompozimi i pilotit anglez është i thjeshtë, të përdoret inteligjenca artificiale për të evituar vendimet subjektive që sipas tij, favorizojnë në pjesën më të madhe Maxin fluturues. Propozim interesant…por ndoshta në FIA nuk do të jenë aspak dakort me Hamilton.
sfidanti.al