Në Angli ka një çështje “Haaland” por Guardiola i del në mbrojtje

Trajneri Pep Guardiola nuk është dakort me asnjë zë kritik në adresë të Eling Haaland. Trajneri i Manchester City del tërësisht në mbrojtje të sulmuesit norvegjez që në prag të ndeshjes me Nottingham Forest numëron 7 gola të shënuar në Premier League këtë sezon.

“Ai ka pasur shanse të mëdha dhe mund të kishte shënuar 14 ose 15 gola tashmë. Kjo do të thotë se ne po luajmë mirë. Nëse ai nuk shënon do të thotë se kemi diçka të gabuar në lojën tonë. Unë ju këshilloj që të mos e kritikoni shumë. Kritikoni mbrojtësit, portierët apo trajnerin, por asnjëherë sulmuesin që shënon gola sepse ai do të shënojë dhe do t’ju vendosë në një pozicion ku duhet t’i kërkoni falje”.

Haaland është kritikuar kryesisht për shkak të përqindjes së vogël të saktësissë përpara portës që ka zbritur në 29% nga 60% që ishte sezonin e kaluar.

 

sfidanti.al