Një lëvizje e madhe projektohet gjatë merkatos së dimrit. Bëhet fjalë për holandezin e Bayern Munchen, De Ligt, të cilin trajneri Tuchel nuk e preferon përpara qëndërmbrojtësit Upamecano dhe kolegut të tij Kim. Situatën e tij po e monitoron me vëmendje Barcelona që synon ta transferojë holandezin i cili edhe më parë ishte në listën e katalanëve.
Klubi spanjoll nuk ka mundësi financiare, por synon që ta ofrojnë holandezin si huazim në merkaton e janarit dhe ndoshta në qershor të paguajë kartonin e tij që gjithsesi do të jetë shumë më i ulët se sa 80 milionë që Bayern derdhi në arkën e Juventusit. 24-vjeçari edhe më parë ka zbuluar se i pëlqen Barcelona dhe palët në janar pritet të diskutojnë rreth mundësisë së huazimit të tij.
sfidanti.al