Shtyhet derbi, “Air Albania” e zhvendos Partizani-Tirana me 25 ditë

Derbi nuk do të luhet në 27 shtator por 25 ditë më vonë, në 19 tetor sepse Partizani dhe Tirana dëshirojnë që të ndeshen në “Air Albania”. Ky është sqarimi që bën FSHF në lidhje me këtë çështje, duke konfirmuar zhvendosjen e ndeshjes sikur të ishte birilë bullingu. Vendimi është marrë vetëm 3 ditë përpara duelit çka tregon edhe seriozitetin që rrethon ambjentin e Superiores.

Komunikata zyrtare e FSHF-së:

Organizimi i derbit të kryeqytetit dhe mbarëvajtja sa më e sukseshme e kësaj ndeshjeje të rëndësishme ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit më të lartë të dy klubeve, përfaqësuesit e Policisë së Shtetit dhe drejtuesit e Departamentit të Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Partizani si organizator dhe klubi Tirana kanë bërë kërkesë që ndeshja Partizani-Tirana e vlefshme për javën e gjashtë të Abissnet Superiore, e planifikuar për tu luajtur më datë 26 shtator, të spostohet për datë 19 tetor 2023, që ti japë mundësi tifozëve të shumtë të të dy klubeve ta ndjekin ndeshjen në “Air Albania Stadium”.

 

sfidanti.al