Lideri i papritur i Superiores, Egnatia nuk di të ndalet

Egnatia nuk di të ndalet, Laci rikthehet te humbjet por pas një 90 minutëshi të luftuar deri në fund. Në Rrogozhinë, vendasit arrijnë rezultatin e 4 pozitiv duke u ngjitur në kuotën e 10 pikëve me trajnerin Edlir Tetova që e ka të qartë objektivin këtë sezon.

Kanë kaluar vetëm 5 javë dhe pas humbjes në start me Skënderbeun, Egnatia ka fituyar terren duke lënë pas madje edhe Tiranën që u mund nga Erzeni dhe liroi pozitat e vendit të parë. Goli i gjashtë sezonal i bomberit Dwamena pasi vendasit e nisën mjaft mirë sfidën dhe pas 10 minutash lojë arritën të gjejnë rrugën e rrjetës dhe shënuan më pas të dytin për t’i lënë më pas Laçit vetëm kënaqësinë e një goli pa shumë vlerë. Për kurbinasit kjo është humbja e parë pas dy sukseseve me Teutën dhe Vllazninë. Me këtë fitore rrogozhinasit ngjiten në vendin e parë me 10 pikë, Laçi në kuotën e 7 pikëve, aktualisht në vendin e pestë.

sfidanti.al