Real Madrid, Vinicius jep sinjale pozitive

Një lajm i mirë ka arritur në Valdebebas pasi Vinicius Junior dhe Arda Guler tashmë janë duke u stërvitur me grupin e lojtarëve të Real Madrid dhe trajneri Carlo Ancelotti i ka të gatshëm. Të dy lojtarët janë stërvitur të veçuar gjatë ditëve të fundit dhe vetëm në seancën e së premtes ata u bashkuan me të gjithë skuadrën duke dhënë sinjale shumë pozitive.

Gjithsesi, Ancelotti do t’i ulë në stol për derbin kundër Atletico Madrid pasi nuk dëshiron të rrezikojë. Lojtari nga Rio u dëmtua në ndeshjen e javës së tretë kundër Celta Vigo. Që nga ai moment, ai ka punuar për të mos humbur derbin, por edhe pse tashmë po stërvitet me grupin, mjekët duan të jenë të kujdesshëm, rrugë që po e ndjekin edhe me talentin turk Arda Guller i cili u transferua këtë verë nga Fenerbahce.

sfidanti.al