“Skifterët” në Angli akuzohen për vjedhjen e shtëpisë së Sterling

Policia angleze ka shpallur në kërkim tre meshkuj që dyshohet se janë përgjegjës për një vjedhje prej 300 mijë stërlinash në shtëpinë e yllit të Chelseat, Raheem Sterling. Sipas “ The Sun”, Alfred Isufi, 48 vjeç, Gerard Kalaja, 22 vjeç dhe Henri Osmani, 44 vjeç, të gjithë shtetas shqiptarë, po kërkohen për t’u marrë në pyetje mbi 33 vjedhje, duke përfshirë edhe një në shtëpinë e sulmuesit anglez.

Banesa e Sterling në Oxford u sulmua kur ai ndodhej në Katar për Kupën e Botës e madje kjo ngjarje e detyroi të kthehej përkohësisht në Angli për të qëndruar pranë familjes. Detektivi James Ansell ka thënë për BBC se policët po përpiqen të përcaktojnë vendndodhjen aktuale të shqiptarëve.

sfidanti.al