Ernest Muçi fenomenal. Dy gola në natën e ëndrrave për djalin me zemër bardheblu

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Ernest Muçi ka shënuar dy gola në një nga ndeshjet më të mira për në në aspektin personal. Bomberi tiranas realizoi në sfidën kundër Aston Villa, e vlefshme për ndeshjen e parë të grupit në Europa League duke e ndihmuar Legian e Varshavës në suksesin 3-2 ndaj ekipit anglez.

Natë e madhe për lojtarin 22-vjeçar që ka gjetur portën në minutat 26 dhe 51. Sinjal shumë i rëndësishëm për trajnerin Sylvinho që ka gati edhe bomberin tjetër, Armando Broja për sfidën e 12 tetorit kundër Republikës Çeke në Tiranë.

sfidanti.al