Napoli fitoi 1-2 në Portugali përballë Bragës në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Champions League. Sfidë që zgjati vetëm 13 minuta për Amir Rrahmanin. Qendërmbrojtësi i kampionëve të Italisë, u detyrua të largohej shpejt nga fusha si pasojë e një tërheqjeje muskulore në kofshën e majtë. Duke i lënë vendin norvegjezit Ostigard.
Dëmtimi i tij mban në ankth trajnerin Rudi Garcia, i cili ka alternativa për qendrën e prapavijës Natan, Ostigard dhe Juan Jesus. Kapiteni i Kosovës, do i nënshtrohet testeve të specializuara mjekësore në vazhdim. Shtypi italian raporton se ai mund të qëndrojë rreth dy javë larg fushave. Te Napoli shpresojnë që 29-vjeçari nga Prishtina, një titullar fiks në mbrojtje, të mos ketë gjë serioze dhe të rikthehet sa më shpejt në dispozicion të trajnerit Rudi Garcia.
sfidanti.al