Real Madridi triumfoi me rezultat 1-0 ndaj Union Berlinit në Santiago Bernabeu, me golin e vetëm të shënuar nga Bellingham në minutat shtesë. Pas fitores dramatike ka folur vetë Bellingham, i cili ishte shumë i lumtur me golin, por edhe që luan me një klub kaq të madh.
“Nuk do të gënjej, do të preferoja të shënoja në minutat shtesë më shumë sesa në të 15-tën, edhe nëse kjo mund ta lodhë zemrën e tifozëve. Është gjithmonë mirë të shënosh vonë sepse zakonisht vendos lojën. Transferimi në Madrid është edhe më i veçantë nga sa mendoja. Rrëqethem duke folur tani. Jam shumë mirënjohës që jam në këtë klub. Unë flas për stafin dhe lojtarët, por ka edhe tifozë, të cilët kur mbërrin në stadium janë me mijëra aty për të parë autobusin”.
sfidanti.al