Ballkani nuk ia del në tentativën e parë

Një gol i shënuar nga L. Kalvach në pjesën e dytë vendosi diktatin në ndeshjen Viktoria Plzen-Ballkani. Debutim i hidhur për kampionët e Kosovës që zhvilluan një ndeshje deri diku pozitive por me diferenca cilësie ndaj një kundërshtari më të fortë.

Viktoria Plzen u afrua disa herë të goli e madje iu mohua një i tillë nga sistemi VAR ndeërsa pjesë e parë u mbyll në barazim pa gola. Gjithsesi, në fraksionin e dytë, çekët e shkelën edhe më shumë gazin duke u bërë më agresivë, për ta gjetur golin në minutën e 73. Në këtë mënyrë, Ballkani e nis edicionin e ri të Conference League me një humbje që ia vështirëson rrugën për sfidat e ardhshme të grupit C në Conference League.

sfidanti.al