Gjermania vazhdon të mbetet pa trajner, Nagelsmann nuk ka thënë “po”

Gjermania është në kërkim të një trajneri të ri dhe emri që kryeson listën, sipas medieve gjermane, është ai i Julian Nagelsmann, aktualisht i lirë pas eksperiencës së fundit te Bayern Munich.  Megjithatë, ai është ende i lidhur me bavarezët me një kontratë nga e cila përfiton 7 milionë euro në sezon, aspekt që komplikon negociatat me kombëtaren. Referuar këtij aspekti Nagelsman është “i ftohtë” ndaj Gjermanisë. Nga ana tjetër, Federata ka bërë një ofertë sa gjysma e asaj që fiton nga Bayern Munich, 4 milionë, kundrejt 7 milionëve në vit që bavarezët i paguajnë edhe sot.

sfidanti.al