Real Madridi ka marrë një lajm të rëndësishëm për rikthimin e Éder Militãos, me mbrojtësin brazilian që ndodhet në fazën e fundit të rehabilitimit dhe pritet gjithnjë e më shumë të jetë sërish në dispozicion pas pushimit të ardhshëm të kombëtareve. Militão vijon të stërvitet i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës në Valdebebas, ku po zhvillon programe specifike me ekipin e rehabilitimit dhe fizioterapistët e klubit, ndërsa sipas “El Mundo Deportivo”, 28-vjeçari ka punuar në fushat një dhe dy të qendrës stërvitore, në kohën kur shokët e skuadrës përgatiteshin për udhëtimin drejt Elches.
Militão pësoi një dëmtim serioz në muajin prill, kur këputi tendinën proksimale të bicepsit femoral në këmbën e majtë, duke iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale më 28 prill. Fillimisht, parashikimet flisnin për një rikthim mes fundit të shtatorit dhe fillimit të tetorit, por ecuria pozitive e rehabilitimit ka bërë që mbrojtësi brazilian të jetë pranë rikthimit në fushë pas pushimit të ardhshëm ndërkombëtar. Rikthimi i Militãos do të ishte një përforcim i rëndësishëm për Real Madridin, sidomos për shkak të eksperiencës dhe rëndësisë së tij në repartin e mbrojtjes.

