Francesco Totti është përfshirë në një tjetër episod që ka ndezur menjëherë rrjetet sociale. Ish-kapiteni i Romës publikoi një mesazh për të festuar përvjetorin e lidhjes së tij me Noemi Bocchi-n, por data e zgjedhur shkaktoi jo pak reagime, pasi Totti publikoi një foto me tullumbace rozë dhe shkrimin “ne prej 5 vjetësh”, duke iu referuar lidhjes së tij me Noemin, ndërsa ndjekësit vunë re menjëherë një mospërputhje.
Në shtatorin e vitit 2025, çifti kishte festuar publikisht trevjetorin e lidhjes dhe, nëse data e përvjetorit ka mbetur e njëjtë, këtë vit do të duhej të festonin katërvjetorin dhe jo pesë. Kjo ka hapur sërish diskutimet rreth kronologjisë së lidhjes së Tottit me Noemin, pasi në vitin 2021 ish-futbollisti ishte ende i martuar me Ilary Blasin. Madje, postimi u publikua pikërisht në ditën kur Ilary Blasi festoi martesën me partnerin e saj gjerman, Bastian Muller. Postimi i Tottit nuk qëndroi gjatë në Instagram dhe u fshi, ndërsa më pas ai publikoi një tjetër moment romantik, një darkë me qirinj, dy gota vere dhe dy zemra të kuqe, foto të cilën fillimisht e kishte publikuar Noemi. Divorci mes Tottit dhe Ilary Blasit u finalizua vetëm në korrik të këtij viti, megjithatë mbetet ende e hapur çështja e ndarjes dhe pretendimet e të dyja palëve rreth asaj se kush e tradhtoi i pari.

