Slloveni rekordmen i NBA në lojën e…amerikanëve

Luka Doncic do të nënshkruajë kontratën e rekordeve në NBA për t’u bërë lojtari i parë me një pagë vjetore prej 70 milionë euro. Slloveni do të ushtrojë të drejtën e një kontrate 5-vjeçare me Dallasin gjatë vitit 2025. Siç raporton ESPN, Doncic do të jetë basketbollisti i parë i NBA-së që do të nënshkruajë kontratë për 70 milionë dollarë në vit. Duke qenë se nuk ka mjaftueshëm vite në ligë, do t’i duhet të përmbushë një tjetër objektiv, që është të jetë pesë herë radhazi në pesëshen ideale të ligës së NBA.

Nëse e regjistron këtë arritje vitin e ardhshëm, Doncic do të përmbushë të drejtën për të hedhur firmën në kontratën rekord. Kufiri i pagave do të rritet me 10 % dhe sipas llogarive slloveni  do të arrinte pagën 367.5 milionë dollarë në total me vitin e fundit ku do të përfitojë 83.6 milionë dollarë.

 

 sfidanti.al