Me 5 pikë në po kaq ndeshje të sezonit të ri në Premier League, Chelsea është një nga skuadrat më të dobëta të futbollit elitar të Anglisë. Maurizio Pocchettino nuk ka gjetur ende asetin taktik për ta nxjerrë skuadrën e tij nga telashet dhe një nga arsyet e fillimit të keq të sezonit sigurisht që janë dëmtimet e shumta.
“Sinqerisht, unë kurrë nuk kam pasur një krizë dëmtimi si kjo në ekip. Nuk mund të llogarisim në shumë lojtarë të rëndësishëm. Jo se po kërkoj justifikime, por ata do të na ndihmonin. Është e vështirë me kaq shumë lëndime në ekip ku pritshmëritë janë shumë të larta”, deklaroi trajneri.
Pochettino nuk mundi të llogariste në 11 lojtarë në takimin e së dielës me Bournemouth, çka do të thotë se klubi ka një skuadër të plotë në infermieri. Sipas Transfermarkt, këta 11 lojtarë vlejnë 440 milionë euro, ndërsa Chelsea ka investuar 410 milionë në transferimet e tyre.
Sfidanti.al