Benjamin Mendy, nga “përdhunimi” te fusha e lojës, mankthi merr fund

Pak muaj pasi u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat për përdhunim dhe dhunë seksuale, ish-mbrojtësi i Manchester City, Bejnamin Mendy që dy vitet e fundit i ka kaluar mes burgut dhe gjykatave, do të rikthehet të prekë një top në një fushë futbolli si profesionist.

Transferimi te Lorient e ka ndihmuar të haë një hapitull të ri në karrierën e tij. Këtë fundjavë Lorient do të ndeshet me Monaco për sfidën e radhës në Ligue 1 dhe mbrojtësi mund të luajë disa minuta pasi është gati dhe kjo do të jetë ndeshja e tij e parë që prej gushtit të vitit 2021, kur luajti ndaj Tottenham-it. Në vitin 2017 Mendy u largua nga Monaco te Man. City për 60 milionë euro por në vitin 2020 u akuzua zyrtarisht edhe pse të gjitha këto akuza ranë dhe ai u shpall i pafajshëm.

sfidanti.al