Asani magjik vlerësohet nga UEFA me çmimin “Goli më i bukur”

Jasir Asani fiton për herë të dytë çmimin e “Golit më të bukur” të UEFA-s të raundit të gjashtë në kualifikueset e Kampionatit Europian. Në votimin e hapur pak ditë më parë, sulmuesi nga Shkupi ka marrë pjesën dërrmuese të votave për atë të majtë magjike në pjesën e parë të ndeshjes me Poloninë. Ky është goli i dytë i sulmuesit kuqezi që ngjitet në majën e kontinentit pas atij të shënuar në muajin qershor kundër Moldavisë…po me të majtën që zhbllokoi sfidën me skuadrën mike dhe i hapi rrugën suksesit të parë të erës Sylvinho.

Këto janë eleminatoret e Shqipërisë pasi gola te tjerë spektakolarë e kanë karakterizuar rrugëtimin e skuadrës në grupin E duke përfshirë realizimin e Asllanit të Ishujt Faroe por edhe “silurin” e Bajramit në Pragë ku rrëmbyem një barazim morali dhe shumë të rëndësishëm por klasifikimin ku ndodhemi në vendin e parë me 10 pikë.

sfidanti.al