Një tjetër fushë sintetike dhuratë nga FSHF për fëmijët

Në një kohë që në mbarë Europën po rishikohen projektet e fushave me bar sintetik për shkak të problemeve të mëdha shëndetësore që po shfaqin fëmijët, FSHF trumbeton shtrimin e një fushe tjetër me plastikë. Bëhet fjalë për kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz ku çdo ditë stërviten qindra fëmijë.

Pak ditë pas shtrimit të fushës në Vorë, po me bar sintetik, institucioni i futbollit shqiptar përuroi një fushë tjetër edhe pse shumë mirë, minimalisht një prej fushave mund ta kishte përshtatur me bar natyral për t’u kujtuar brezave të ardhshëm se futbolli luhet në bar. Justifikimi në të tilla raste është mirëmbajtja e kushtueshme.

“Qendrës së Ekipeve Kombëtare në Kamëz i është shtuar edhe një fushë e tretë me tapet artificial, e ndërtuar nga e para e që e çon në tre numrin e fushave në këtë kompleks. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ishte i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të kësaj fushe, që tashmë është vënë dispozicion të fëmijëve që aktivizohet me futbollin e moshave”, thekson FSHF duke u kujdesur që t’i shtojë “garniturë” me ikonat Mema, Demollari e Starova këtij përurimi.

sfidanti.al