Hansi Flick nuk është më trajner i Gjermanisë. Lajmi është dhënë nga Federata, me një njoftim zyrtar. Ky vendim ka ardhur për shkak të rezultateve të fundit, të cilat kanë qenë të dobëta. Tekniku 58-vjeçar numëron 25 ndeshje në krye të Kombëtares së “Panzerave”, ku ka marrë mesatarisht 1.72 pikë për ndeshje.
Në 6 ndeshjet e fundit, Gjermania ka marrë vetëm një fitore, një barazim, ndërsa është mundur 4 herë. Pika që mbushi kupën ishte disfata e mbrëmshme ndaj Japonisë në miqësore, me shifrat 1-4. Emri më i lakuar për të marrë drejtimin e skuadrës është Julian Nagelsmann ndërsa në miqësoren me Francën ekipin do ta drejtojë Rudi Voller.