Xherdan Shaqiri njeri i madh, fanella shkon për tifozin e veçantë

Nëse në Prishtinë kishte një idhull të padiskutueshëm gjatë ndeshjes Kosovë-Zvicër, ai ishte sulmuesi i lindur në Gjilan, Xherdan Shaqiri. Lojtari shqiptar që momentalisht luan në MLS, bëri një gjest të madh në fund të ndeshjes, duke i dhuruar fanellën një tifozi me aftësi të kufizuara.

Shaqiri u duartrokit në fillimi të ndeshjes, por edhe në momentin e zëvendësimit të tij i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për ta duartrokitur gjilanasin i cili gjithmonë ka treguar dashurinë për Kosovën duke e përfaqësuar në mënyrën më të mirë të mundshme kudo që ka luajtur. Personi që shfaqet në foto bashkë me 31-vjeçarin quhet Evi dhe ai është një i ri nga Gjilani i cili është tifoz i madh i Dritës dhe Kosovës.

sfidanti.al