Barcelona do të drejtohet nga trajneri aktual deri në vitin 2025. Xavi Hernandez ka hedhur firmën në kontratën që do ta lidhë me klubin katalan deri në vitin 2025 kur ekipi dob të rikthehet në stadiumin “Camp Nou” të rinovuar plotësisht. Ishte folur për një kontratë 3-vjeçare por në fund palët arritën ta mbyllnin marrëveshjen për 2 duke ngritur shumë pikëpyetje. Xavi do të përfitojë dyfishin e pagës aktuale, ndërsa klubi do ta zyrtraizojë marrëveshjen gjatë orëve të ardhshme.
Sfidanti.al